Objekti i arkivës

Lokacioni

Zyrat qendrore të Premier Archive së bashku me hapsirat e ruajtjes së dokumenteve gjenden në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, 8 minuta largë prej Prishtinës. Ky lokacion në Kosovën Qendrore është përzgjedhur duke pasur parasysh afërsinë e kyqjes në autostradën Arbën Xhaferi dhe Ibrahim Rugova, si dhe rrugët magjistrale Prishtinë-Ferizaj-Han i Elezit, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Lipjan-Suharekë. Lokacioni jonë nuk gjendet nën rrugë ajrore e as afër vërshimeve.

Arkiva - Prishtinë

Siguria e objektit

`Disa nga karakteristikat e sigurisë së objektit tonë janë:

  • Është një objekt ndërtimor më vete, i konstruktuar nga betoni, çeliku dhe me mure prej blloqeve të betonit, i ndarë me rrethojë metalike me qëllim të ofrimit të perimetrit të sigurisë;
  • Mbi 30 kamera të sigurisë vëzhgojnë hapësirat e brendshme dhe të jashtme të Premier Archive 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit;
  • Sistem elektronik i kontrollit të qasjes brenda ndërtesës;
  • Sistem i dyfisht i zbulimit të hershëm të tymit dhe zjarrit i monitoruar pa ndërprerje;
  • Sistem i shuarjes së zjarrit i servisuar rregullisht;
  • Sistem automatik i menaxhimit të lagështisë;
  • Sistem elektronik i monitorimit të temperaturës;
  • Muret e hapësirave për ruajtjen e dokumenteve janë pa dritare, me qëndrueshmëri 240 minuta kundër zjarrit dhe me dyer kundër zjarrit;
  • Kontrolli kundër brejtësve dhe insekteve i kontraktuar me kompani profesionale;
  • Rafte me densitet të lartë të projektuar me porosi enkas për ruajtje të dokumenteve, me material jo korrodues dhe të ngritur mbi nivelin e dyshemesë 20 centimetra;
kamerat e sigurisë se Premier Archive

Mbrojtja e të dhënave

Ne jemi të vetëdijshëm që arkivimi i sigurtë kërkon më shumë sesa mbrojtjen fizike të dokumenteve. Në vijim janë disa nga masat e sigurisë që kemi ndërmarrë për të siguruar mbrojtjen e të dhënave.

  • Ruajtja/arkivimi fizik dhe elektronik i të dhënave bazohet në sistemin e tërësishëm të biznesit (complete enterprise system) i dizajnuar enkas për qendrat e menaxhimit të të dhënave.
  • Gjatë natës softueri jonë krijon backup-e të rregullta.
  • Gjithashtu posedojmë edhe back-up server në dhomën e serverit në dispozicion në rast të dështimit të serverit primar.
  • Për kyqje në softuerin tonë të menaxhimit të dokumenteve është i nevojshëm emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.
  • Aplikohet politika e mbylljes së faqës ҫdo herë kur faqja është pasive për 10 minuta.
  • Sistem të dyfishtë të furnizimit me energji elektrike në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, me invertor dhe me gjenerator.
  • Aplikacionet tona janë të siguruara me anti-virus, anti-spam dhe mbrojtje anti-malware.
  • Qasja në email të bazuar në internet (hotmail, gmail, etj) është e bllokuar brenda objektit.
  • Për të gjithë stafin aplikohet procedura e plotë e verifikimit të sigurisë  në Policinë e Kosovës dhe në Sistemin Gjyqësor të Kosovës në përputhje me praktikat më të mira.
  • I gjithë stafi ka nënshkruar marrëveshjet e konfidencialitetit.
arkivimi i sigurtë mbrojtje e të dhënave