Arkivimi fizik

Arkivimi fizik

Zgjidhjet e Premier Archive për Arkivimin dhe Menaxhimin e Dokumenteve do të ju mundësojnë të kurseni hapësirë të vlefshme në zyret e juaja, kohën e puntorëve tuaj, investimet në rafte të kushtueshme, në sisteme alarmimi, sisteme kamerash, sigurim fizik, shpenzime të energjisë elektrike, shpenzime të mirëmbajtjes dhe shpenzime të klimatizimit. Me Premier Archive do të mbroni të dhënat dhe do të përmirësoni efikasitetin e qasjes në informata kur ato ju nevojiten më së shumti.

Objekti i arkivës

Objekti i jonë për ruajtjen dhe menaxhimin e dokumenteve është ndërtuar enkas për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve si dhe për shërbimet e lidhura me menaxhimin e dokumenteve.

Objekti i arkivës

Dërgesat dhe pranimet fizike

Transportimi i dokumenteve tuaja realizohet me stafin dhe automjetet e sigurta të Premier Archive. Ne mund t’ju ofrojmë shërbimet e pranimit dhe dorëzimit të dokumenteve tuaja me orare të planifikuara ku ne dakordohemi për ditën që i përshtatet më së miri biznesit tuaj. Ne mund t’ju vizitojmë çdo javë, çdo dy javë apo çdo muaj varësisht nga kërkesat tuaja.

Ne gjithashtu ofrojmë shërbimet e dërgimit të dokumenteve të nesërmen, ditën e njejtë, dërgesa emergjente apo dërgesa jashtë orarit të rregullt dhe në ditë festash zyrtare.

dërgesat dhe pranimet e dokumenteve

Indeksimi

Që nga paketimi, ripaketimi, indeksimi deri tek zhvendosja e dhomës tuaj të fajllave, Premier Archive ju ofron indeksuesit e trajnuar posaçërisht për këtë punë, për të ju ndihmuar në menaxhimin e dokumenteve.

Mendoni për kohën që do të ju duhej stafit tuaj të organizojnë, përditësojnë dhe të gjejnë të dhënat tuaja. Mendoni cilat janë detyrat kryesore të kompanisë tuaj? Dhe për dallim nga puntorët e përkohshëm dhe punëtorët e patrajnuar, e gjithë puna jonë është e garantuar.

indeksimi i dokumenteve përmes softwerit

Kutitë Arkivuese

Kutitë tona të Premier Archive janë plotësisht të riciklueshme.  Mbajtëset e duarve të kutisë janë të ndërtuara nga kartoni i trefishtë me tri shtresa, ndërsa fundi i kutisë është i ndërtuar nga kartoni i dyfishtë me dy shtresa, duke rezultuar në një kuti shumë të fortë dhe me qëndrueshmëri maksimale.

 

 

DBF_6739