Kutitë Arkivuese

Kutitë tona të Premier Archive janë plotësisht të riciklueshme.  Mbajtëset e duarve të kutisë janë të ndërtuara nga kartoni i trefishtë me tri shtresa, ndërsa fundi i kutisë është i ndërtuar nga kartoni i dyfishtë me dy shtresa, duke rezultuar në një kuti shumë të fortë me një qëndrueshmëri maksimale.

Ato janë posaçërisht të dizajnuara për t’u montuar në pjesë,  me një mbyllëse të kutisë të lidhur me të.  Kutitë tona nuk përdorin ngjitës apo kapëse, kjo nënkupton numër më të vogël të kutive të dëmtuara. Kutitë tona janë të pajisura me dy vrima për mbylljen e kutive me lidhës të sigurisë me kod përkatës

Kutitë tona janë të dizajnuara posaçërisht për arkivim në raftet tona, ato bëjnë shfrytëzimin më të mirë të hapsirave të rafteve tona dhe ato mund të ruajnë deri në pesë Regjistratorë standard të dosjeve.

Ju lutem, keni parasysh që ne nuk i urdhërojmë klientët tanë në kuptimin se çfarë kuti mund të përdorin kur ata i shfrytëzojnë shërbimet tona për arkivim. Ne vetëm kërkojmë që kutitë arkivuese që klientët tanë i përdorin të jenë adekuate për atë qëllim psh. për vendosje në rafte, për ngarkim etj. Premier Archive ka rezerva të kutive arkivuese për të siguruar mundësinë e ofrimit të kutive në çdo kohë tek klientët tanë në kohë rekord. Kutitë tona arkivuese janë në dispozicion edhe për shitje në çfarëdo sasie dhe mund të dërgohen tek ju brenda 24 orëve.

kiDBF_6826DBF_6762

DBF_6739