Teknologjia dhe Pajisjet e Skanimit

Teknologjia dhe pajisjet e skanimit

Premier Archive ka pajisje të shumta skanuese të teknologjisë së lartë të cilat janë të vendosura në ndërtesën tonë të sigurtë. Departamenti ynë i skanimit ka pajisje dhe makina të ndryshme skanuese si skanerë të vëllimit të madh Canon, skanerë Canon multifunksional dhe skanerë Fujitsu për libra dhe dokumente të lidhura. Të gjithë skanerët janë të përfshirë në programin e mirëmbajtjes dhe të gjithë kapakët për rregullimin e furnizimit, pllakat skenuese dhe cilindrat pastrohen rregullisht.


Operatorët e skanimit

Të gjithë operatorët e skanimit të Premier Archive janë anëtarë të stafit punues të përhershëm të cilët para punësimit kanë kaluar nëpër një proces kontrollimi të sigurisë në lidhje me ndonjë të kaluar kriminale. Të gjithë punëtorëve u ofrohet trajnim hyrës dhe trajnim vjetor rifreskues. Nëse është e nevojshme, do t’u mundësohen trajnime shtesë për t’u siguruar që të gjithë anëtarët e ekipit janë në gjendje të ofrojnë shërbime kualitative në çdo aspekt të punës së tyre individuale.


Kualiteti i skanimit

Skanimet nga Premier Archive realizohen me kujdes, saktësi dhe vëmendje të lartë, si dhe i nënshtrohen kontrolleve të shumëfishta të kualitetit. Plotësohen raportet të cilat detajizojnë pajisjen e përdorur skanuese, datën e skanimit, operatorin skanues, dëmtimet ekzistuese për të dhënat origjinale të pranuara nga ekipi ynë.