Skanim

Skanim

Shërbimet tona fleksibile të skanimit dhe konvertimit dixhital të dokumenteve janë të dizajnuara për t’ju përshtatur kërkesave tuaja.

Skanimi i letrës

Tek Premier Archive është i mundur skanimi i dokumenteve të të gjitha madhësive të letrës prej A10 deri tek A3. Premier Archive ofron zgjidhje dhe shërbime të kualitetit të lartë për skanimi të letrës.

Kombinimi i skanerëve, softuerit dhe operatorëve të skanimit të Premier Archive do të thotë se ne jemi në gjendje të skanojmë edhe dokumentet më sfiduese edhe nëse ato dokumente janë delikate, të brishta apo në gjendje të keqe.

canon-imageformula-dr-g1100-production-document-scanner

Skanimi i librit

Premier Archive skanon libra dhe dokumente të tjera të lidhura pa i larguar, dëmtuar apo prerë lidhjet e tyre.

1717322_20140506044044

Skanimi sipas kërkesës

Kurseni mijëra euro duke i ruajtur dokumentet tuaja tek objekti ynë i sigurtë dhe duke skanuar të dhënat tuaja vetëm kur keni nevojë për to.

files_pile

Teknologjia dhe Pajisjet e Skanimit

Pajisjet tona të shumta të teknologjisë së lartë të skanimit, puntorët e trajnuar dhe ambienti ynë i sigurt bënë që ne të jemi zgjidhja juaj e vetme për skanime.

DBF_7071

Pse të skanoni?

Skanimi i dokumenteve përfshinë konvertimin e dokumenteve origjinale letër në formë dixhitale, si plotësim i akrivimit fizik të dokumenteve të biznesit. Pasi dokumenti të konvertohet në formë elektronike, mund të përdoret si mënyrë e arkivimit, apo informacioni i tij mund të përdoret në mënyra të ndryshme – si psh. për kërkim të një numri të faturës ose për analizim të të dhënave.

disbrigo-pratiche-decesso