Premier Archive ofron shërbime konfidenciale të shkatërrimit dhe grirjes së dokumenteve si pjesë e programit të menaxhimit të tërësishëm të të dhënave.
Shkatërrimi i sigurtë i dokumenteve është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të mirë të të dhënave. Shkatërrimi i dokumenteve pasi periudha ligjore e mbajtjes së tyre ka kaluar ndihmon për të parandaluar vjedhjen e identitetit dhe për të siguruar të dhënat e kompanisë suaj.
Premier Archive shkatërron dokumentet përmes grisjes, prerjes së letrës në copa shumë të vogla para se t’i riciklojë ato për siguri maksimale. Ne mund të ofrojmë shërbime të shkatërrimit të dokumenteve me nivele të sigurisë prej 001 deri 006 (shih më poshtë).
Kur kompania juaj i ruan/arkivon dokumentet tek Premier Archive, ju mund të caktoni një datë shkatërrimi për çdo fajll ose kuti të arkivuar. Kur data e shkatërrimit të asaj kutie apo fajlli arrihet, Premier Archive do t’ju këshillojë dhe do të konfirmojë porosinë tuaj për shkatërrim. Kur shkatërrimi konfirmohet nga personi pergjegjës i Kompanisë tuaj atëherë kutitë respektive tërhiqen nga Arkiva dhe vendosen në hapësirën për shkatërrim. Qasje në hapësirën për shkatërrim kanë vetëm personat e autorizuar të Premier Archive dhe personat e aturotizuar të Kompanisë tuaj. I tërë procesi i shkatërrimit regjistrohet me kamerë të sigurisë dhe në fund të procesit klienti pajiset me incizimin e procesit të shkatërrimit në CD/DVD.
Kompania juaj ka mundësi të përcjellë procesin e shkatërrimit edhe nga zyret e veta përmes IP kamerave tona. Premier Archive gjithashtu ofron shërbime të shkatërrimit të menjëhershëm të dokumenteve dhe largimit të tyre nga zyrat tuaja.
Shkatërruesit e letrës kategorizohen për sigurinë në bazë të madhësisë së grimcave të krijuara pas copëtimit të dokumentit. Grirëset e letrës mund të grupohen në gjithsej gjashtë nivele të sigurisë, niveli 1 është niveli më i ulët i sigurisë dhe niveli 6 më i larti.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Shërbimet Qendrore të Sigurimit (CSS) të Shteteve të Bashkuara të Amerikes merren me shumë klasifikime të dokumenteve në baza të rregullta. Për shkak të natyrës shumë të ndjeshme të dokumenteve që kalojnë përmes NSA dhe CSS, çdo dokument që është i copëtuar ose përndryshe shkatërruar duhet të dalë si i pariparueshëm nga ky proces. NSA/CSS Specifikimi 02-01 detajon kërkesat që një grirës i letrës duhet të përmbushë në mënyrë që një dokument i copëtuar të mbetet i pariparueshëm sipas standardeve NSA dhe CSS. Grimcat e letrës pas copëtimit rezultojnë të jenë aq të vogla sa që nuk mund të krijohet ndonjë simbol i dallueshëm prej tyre, duke e bërë të pamundur ribashkimin dhe rikrijimin e sërishëm të dokumentit.
Vetëm grirëset me një nivel të sigurisë 6 i përmbushin kërkesat e NSA/CSS sipas Specifikimit 02-01 dhe janë të klasifikuar si të aprovuar nga NSA/CSS. Grimcat e krijuara nga këto grirëse kanë një sipërfaqe të barabartë me ose më të vogël se rreth 1/32 “x 5/32” ose 1mm x 5mm.
Makina jonë grirëse është një makinë industriale grirëse e sigurisë së lartë e aprovuar nga NSA. Ajo e ka vlerësimin më të lartë të sigurisë për shkatërrim të letrës dhe dhe media optike. Ajo mund të shkatërroj letër, media optike (CD / DVD / Blu-ray) dhe Floppy-disqe. Niveli i sigurisë i grirëses tonë është niveli 006 i cili i plotëson standardet më të fundit të shkatërrimit: NSA/CSS Specifikimi 02-02 për shkatërrimin e letrës, NSA/CSS Specifikimi 04-02 për shkatërrimin e Medias Optike.
Pasi të gjitha proceset e shkatërrimit kanë përfunduar ne do t’ju pajisimi me Çertifikatën e Shkatërrimit si dëshmi e përputhshmërisë me procedurat e sigurta të grisjes dhe shkatërrimit.
Çertifikata e shkatërrimit do të përfshijë detajet e numrit të urdhërit në bazë të cilit shërbimet e shkatërrimit janë kryer, detajet e artikujve të shkatërruar, data e shkatërrimit dhe detajet e kërkuesit të shërbimit.
Ne do të ju sigurojmë se dokumentet tuaja janë ricikluar dhe me kërkesën tuaj ne do të ju pajisimi me Çertifikatën e Riciklimit.