Flota e automjeteve të Premier Archive përfshinë automjete të kapaciteteve transportuese të ndryshme duke filluar nga ato me kapacitet prej disa dhjetëra deri tek ato me kapacitet disa qindra kuti arkivuese.
Të gjitha automjetet janë të pajisura me sistem të mbylljes qendrore dhe janë të pajisur me GPS me të cilën përcjellet tërë rrugëtimi nga Premier Archive tek ju dhe anasjelltas. Automjetet tona kanë një program të rregullt të servisimit dhe mirëmbajtjes për të siguruar që të gjitha automjetet janë të ruajtura mirë, në përputhje me rekomandimet e prodhuesit.
Transportimi i dokumenteve tuaja bëhet nga personeli jonë i identifikuar me uniforma të Premier Archive, të cilët do të kenë gjatë gjithë kohës kartelë identifikimi të Premier Archive. Para punësimin i gjithë stafi jonë kryen një kontrollë të sigurisë në Policinë e Kosovës dhe në Sistemin Gjyqësor të Kosovës në përputhje me praktikat më të mira sa i përket të së kaluarës para-punësimit.
Përveç kësaj, të gjithë vozitësit e Premier Archive janë trajnuar për rrugët e përshtatshme të shpërndarjes. Të gjithë vozitësit e Premier Archive janë të pajisur me telefona mobil për të ju mundësuar kontakt direkt me stafin e zyrës /logjistikës, nëse/kur kërkohet.