Skanimi i letrës

Kombinimi i skanerëve, softuerit dhe operatorëve të skanimit të Premier Archive do të thotë se ne jemi në gjendje të skanojmë edhe dokumentet më sfiduese edhe nëse ato dokumente janë delikate, të brishta apo në gjendje të keqe.

Çfarë mund të skanon Premier Archive?

 

  •  Faturat
  • Shënimet arkivore
  • Dëftesat
  • Ofertat
  • Marrëveshjet/kontratat
  • Dosjet e lëndëve gjyqësore
  • Të dhënat mjekësore
  • Korrespondenca të përgjithshme
  • Dosjet financiare
  • Dokumentacione ligjore
  • Planet e projektit
  • Dokumentet e HR

Skanimi i Letrës

downloadfiles_pile3333333333333

Premier Archive i qaset secilit projekt dhe kontrate të klientëve tanë me konfidencialitetin dhe kujdesin më të lartë. Shënimet e plota të skanimit plotësohen për secilin dokument të skanuar, duke specifikuar pajisjet skanuese të përdorura, operatorin e skanerit dhe detajet e dokumenteve për shembull, nëse ndonjë shënim ka qenë i bashkangjitur në dokument, dokumenti i pranuar ka qenë i shkyer apo i dëmtuar.

Indeksimi

dbf_7071-1024x684barcode_scan-small
Premier Archive mund të indeksojë dokumentet tuaja në një ose më shumë fusha të indeksimit, sipas kërkesave tuaja. Ju mund të kërkoni që dokumentet tuaja të indeksohen sipas emrit, numrit, datës, adresës, modelit, titullit, serisë, produktit etj. Të gjitha indeksimet mund të bëhen manualisht dhe automatikisht nga operatorët dhe skanerët tanë.

Qasja Elektronike & Marrja Digitale

untitled33

Imazhet e skanuara mund të ju dorëzohen klientëve nëpërmjet llojeve të ndryshme të media pajisjeve të tyre për shembull, flash disk, flash disk i koduar, hard disk, CD, DVD. Përndryshe klientët mund t’i marrin ato nëpërmjet internetit tek sistemi online i Premier Archive.