Skanimi i librit

Skanimi i librave dhe dokumenteve të lidhura

Premier Archive ofron shërbime të skanimit të librave dhe dokumenteve. Ky shërbim është një proces i cili nuk i dëmton kopjet e shtypura, librat dhe dokumentet e lidhura duke i shëndrruar ato në formë elektronike, si PDF,JPG dhe TIFF.

Çfarë mund të skanojnë skanerët e librave të Premier Archive?

  • Libra;
  • Kontrata të lidhura;
  • Testamente;
  • Dokumente ligjore;
  • Manuale udhëzuese;
  • Dorëshkrime;
  • Revista;

Skanimi i librave dhe dokumenteve të lidhura

232221

Në qoftë se ju keni libra apo dokumente të lidhura që ju nevojiten në formë elektronike dhe nuk dëshironi t’i ndani faqet prej tyre, atëherë Premier Archive mund t’i skanojë ato me kujdes, saktësi dhe siguri të nivelit të lartë.

Skanimi i librave ofron siguri më të lartë në rast fatkeqesive apo dëmtimit të librave dhe dokumenteve. Ju do të jeni në gjendje të ruani librat tuaja të vlefshme e të rralla dhe t’i përdorni  ato online. Librat dixhital ofrojnë lehtësi në reprodukim, kërkim teksti apo qasje në informacion.
Dixhitalizimi i librave mund të jetë i vështirë dhe të konsumojë shumë kohe për ata që kanë nevojë të kenë kopje të dokumenteve të rëndësishme dhe konfidenciale.

Premier Archive ofron skanim profesional të librave me siguri të larë në çdo kohë. Teknologjia e përdorur është ajo e teknologjisë së fundit për skanim dixhital nga Fujitsu. Skanerët mundësojnë marrjen e të gjitha imazheve duke i përpunuar në Color apo Monochrome pa e ndryshuar integritetin e dokumentit apo pa i ndarë faqet.

Qasja Elektronike & Marrja Dixhitale

untitled33

Imazhet e skanuara mund t’ju dorëzohen klientëve nëpërmjet llojeve të ndryshme të media pajisjeve të tyre për shembull, flash disk, flash disk i enkriptuar, hard disk. Përndryshe klientët mund t’i marrin ato nëpërmjet internetit tek sistemi i sigurtë online i Premier Archive.