Pse ne?

 

111111111111111

SIGURIA

Si partner i menaxhimit të të dhënave dhe informatave, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është informata për biznesin tuaj. Ajo kërkon trajtimin konfidencial dhe ruajtje të sigurtë. Ne ju ofrojmë të dyja.


222

ÇASJE TË KONTROLLUAR

Pasi ju të specifikoni kush mund të çaset në të dhënat tuaja, ne do të marrim hapat e duhur për të ju siguruar atyre punonjësve tuaj çasjen që ju dëshironi të kenë ata.
Listat me autorizime dhe sistemet e sigurisë fizike na ndihmojnë për t’u siguruar që udhëzimet tuaja janë ndjekur dhe të dhënat tuaja janë të mbrojtura.


MJEDIS ME KLIMË TË KONTROLLUAR

Disa informata kërkojnë kushte të veçanta klimatike që mund të jenë të kushtueshme dhe vështirë për t’u zbatuar. Mjediset tona të veçanta me kontrollë klimatike ju ofrojnë mbrojtje të plotë – duke  ju kursyer kohë, para dhe energji.


MBROJTJA NGA FATKEQËSITË

Zjarret, tërmetet dhe përmbytjet praktikisht mund të fshijnë vite të tëra me informacione të rëndësishme dhe konfidenciale. Ndërprerjet e zgjatura të energjisë dhe humbja e lidhjes në internet mund t’i shkaktojë humbje biznesit tuaj. Biznesi juaj nuk ka nevojë t’i përballojë këto humbje. Objektet tona janë të dizajnuara duke i pasur parasysh të gjitha këto shqetësime për të ju siguruar juve me mbrojtjen e fundit.


5

PLANIFIKIMI I KATASTROFAVE

Nëse ndodhë më e keqja, një plan gjithëpërfshirës i fatkeqësive mund të ju ndihmojë të lëvizni shpejtë dhe të rimerrni informacionet e rëndësishme. Ne mund t’ju ndihmojmë të zhvilloni një plan të fatkeqësive që ju përgatit për një rimëkëmbje të plotë.


 6

FLEKSIBILITETI

Nëse ndodhë më e keqja, një plan gjithëpërfshirës i fatkeqësive mund të ju ndihmojë të lëvizni shpejtë dhe të rimerrni informacionet e rëndësishme. Ne mund t’ju ndihmojmë të zhvilloni një plan të fatkeqësive që ju përgatit për një rimëkëmbje të plotë.


7

SHËRBIME GJATË GJITHË KOHËS

Ne e dimë se biznesi sot zhvillohet gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë shërbime të menaxhimit të informacionit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit.

8

SHËRBIMET E DËRGESËS DHE MARRJES

Ne ju sigurojmë automjetet dhe fuqinë punëtore të nevojshme për të marrë dhe për të shpërndarë dokumentet tuaja. Çoftë gjatë orëve standarde, për një punë të ngutshme apo rast urgjent, ne do të sigurohemi që ju të merrni të dhënat tuaja në kohë.


17

SHËRBIMET E VEÇANTA PËR MEDIA

Premier Archive ofron shërbime të veçanta për të trajtuar dhe për të ruajtur të gjitha llojet e ndryshme të mediave, duke përfshirë filma, disqe, drivera dhe shërbime të veçanta si vend për serverin tuaj.


 

9

EFIKASITETI

Ruajta e resurseve dhe ulja e kostove janë ndër aktivitetet më të njohura në korporata sot. Ne e dimë se juve i’u nevojitet e gjithë ndihma sa mund të merrni në këtë drejtim, kështu që pse të mos fillojmë me operacionet e menaxhimit të dokumenteve dhe të dhënave tuaja. Me Qendrën e Menaxhimit të Dokumenteve Premier Archive në ekipin tuaj, ju mund t’i arrini të dyja.


10

RUAJTJA E RESURSEVE

Menaxhimi i informacionit të rëndësishëm dhe konfidencial mund t’iu merr kohë dhe staf të konsiderueshëm. Ne ofrojmë një staf të trajnuar në mënyrë profesionale, në dispozicion gjatë gjithë kohës, për të menaxhuar të gjitha nevojat tuaja të informacionit. Ndërkohë, stafi juaj mund të përqëndrohet në çështjet thelbësore të biznesit.


 

16

ULJA E KOSTOVE

A jeni duke marrë parasysh përdorimin e hapësirës së shtrenjtë të zyrës për të ruajtur dokumentet tuaja? Jeni duke menduar për vendosjen e dokumenteve tuaja në një depo të veçantë dhe të paguani për raftet e shtrenjta, kamerat e vëzhgimit, sigurimin fizik, pajisjet për kontrolle të lagëstisë, pajisjet për detektim të tymit, zjarrit, lëvizjes, pajisjet për shuarjen e zjarrit, shpenzimet e dezinfektimit, Dezinsektimit, Deratizimit? Me ne ju paguani vetëm për shërbimet që ju duhen, ruani hapësirë në zyret tuaja dhe orë të tëra që stafi juaj shpenzon në gjetjen e dokumenteve.