Kush shfrytëzon shërbimet tona

Making agreement

Institucionet financiare

Institucionet brenda industrisë financiare janë përgjegjëse për vëllime të mëdha të aseteve fizike dhe dixhitale që lidhen me investimet e klientëve të tyre, transaksionet monetare dhe dëmeve të sigurimit.

Si e tillë, bizneset dhe konsumatorët mbështeten në bankat e tyre, kompanitë e sigurimeve, institucionet mikrofinanciare dhe transferimit të parave për të mbajtur informacionet e tyre të fshehta dhe të sigurta, duke ruajtur pajtueshmërinë me kërkesat e shumta ligjore.

Çdo dështim për të bërë këtë mund të rezultojë në humbjen e besimit të klientit, dëmtimin e reputacionit dhe gjobat e dënimet rregullatore, duke e bërë respektimin rigoroz të politikave të plota të menaxhimit të të dhënave një domosdoshmëri.


 

Business meeting

 Bizneset

Dokumentet dhe informacionet në lidhje me kompaninë tuaj, klientët dhe punonjësit janë pasuri e rëndësishme e biznesit që duhet të ruhet në mënyrë të sigurtë.

Shumë prej këtyre të dhënave i nënshtrohen kërkesave ligjore të privatësisë, ruajtjes dhe të shkatërrimit, por në të njejtën kohë edhe duhet të qasen dhe të përdoren shpejtë dhe sigurtë. Për fat të keq, kufizimet në hapësirë, kohë, personel si dhe avancimet teknologjike ju kufizojë mundësitë e menaxhimit të të dhënave tek shumë biznese.


 

third-level-ireland-socio-economic-wealth-2-390x285

 Institucionet arsimore

Institucionet e arsimit elementar, të mesëm dhe universitar kanë nevojë për një partner të menaxhimit dokumenteve që mund të menaxhojë të dhënat e studentëve, administratës dhe të zyreve përkrahëse duke ruajtur pajtueshmërinë me kërkesat ligjore. Pajtueshmëria e tillë mund të sigurojë privatësinë e të dhënave të studentëve, të zbutë rreziqet e vjedhjes dhe mashtrimit, të zvogëloj potencialin për gjoba dhe përgjegjësisë ligjore, të ulë mundësinë e publicitetit negativ.


 

Stethoscope on a printed sheet of paper

Institucionet shëndetësore

Organizatat shëndetësore që mendojnë për të ardhmen, klinikat, praktikat dhe departamentet në industrinë e kujdesit shëndetësor duhet t’i përmbahen kërkesave ligjore në lidhje me ruajtjen e të dhënave. Këto kërkesa ligjore, të cilat përcaktojnë kufizimet e qasjes, afatet e ruajtjes dhe asgjësimit të të dhënave personale shëndetësore si dhe të dhënave biznesore, vijnë me përfitime që përfshijnë: shpenzime të reduktuara, kufizim në ekspozime të panevojshme për padi, zvogëlim në rreziqet që lidhen me vjedhjet e të dhënave, eliminim të kostove dhe hapësirave që kërkohen për ruajtje të dokumenteve në hapësirat tuaja.


 

6133ab24-21b1-4ee2-aa63-7f6eb3502041

 Organizatat Jo-Qeveritare

OJQ të vogla dhe të mëdha kanë zgjedhur që të konsolidojnë ruajtjen/arkivimin e dokumenteve të tyre, skanimin dhe shkatërrimin e dokumenteve me Premier Archive, me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve, përmirësimit të efikasitetit duke shijuar shërbimin më të mirë dhe lirimin e hapësirave të zyreve.


 

types-of-lawyers

Zyrat ligjore

Nga praktikat individuale deri tek departamentet ligjore në kuadër të organizatave më të mëdha, të gjithë klientët tanë ligjorë duhet të mbajnë dokumentet në mënyrë të sigurtë për një numër vitesh dhe të kenë qasje në dosjet e vjetra kurdo që i’u duhen.

Kontraktimi i ruajtjes së dokumenteve tuaja mund t’iu ndihmojë të qëndroni në përputhje të plotë me procedurat e menaxhimit të dosjeve, me një sistem të menaxhimit që gjurmon të gjitha lëvizjet e dosjeve.

Sistemi ynë i barkodimit bën të gjitha veprimet që lidhen me dosjet tuaja plotësisht të gjurmueshme. Sjellja tek ju e dosjeve tuaja ditën e nesërme është praktikë standarde, por ju gjithashtu keni në dispozicion shërbimin e sjelljes expres. Ne gjithashtu ju ofrojmë shërbimin e “skanimit sipas kërkesës” për të gjitha dosjet që ju nevojiten urgjentisht, duke siguruar një kopje elektronike të dosjes suaj brenda 30 minutave pas kërkesës së klientit.