Premier Archive LLC është qendra e parë private në Kosovë për menaxhimin e dokumenteve që ofron një set të plotë të shërbimeve, duke u mundësuar klientëve tanë të shfrytëzojnë fuqinë e informacionit.
Premier Archive është partner një burimor për të adresuar të gjitha nevojat për ruajtje të të dhënave, shkatërrim të sigurtë, mbrojtje të të dhënave dhe menaxhim të informacionit dixhital. |
Gama e plotë e shërbimeve të Premier Archive siguron kontrollin sistematik të dokumenteve të organizatës suaj gjatë gjithë ciklit të jetës së tyre. Stafi ynë do t’ju ndihmojë të identifikoni, organizoni, ruani dhe t’iu qaseni informatave që ju duhen dhe në mënyrë të duhur t’i shkatërroni ato që nuk ju duhen, duke ju mundësuar të realizoni përfitime duke kursyer në kosto, efiçencë, pajtueshmëri rregullatore dhe të reduktoni rrezikun nga paditë gjyqësore.
Premier Archive është e përkushtuar të krijoj vlera të jashtëzakonshme në fushën e menaxhimit të informacionit, duke ndërtuar marrëdhënie të forta dhe besim me klientët tanë, dhe duke i’u ofruar paqe të mendjes për të gjitha nevojat tuaja të informacionit. Shërbimi ynë i jashtëzakonshëm është rezultat i angazhimit tonë për të punësuarit tanë dhe vendosmërisë sonë për të kënaqur klientët tanë.