Dërgesat dhe pranimet fizike

Flota jonë e automjeteve

Flota e automjeteve të Premier Archive përfshinë automjete të kapaciteteve transportuese të ndryshme duke filluar nga ato me kapacitet prej disa dhjetëra deri tek ato me kapacitet disa qindra kuti arkivuese.

Të gjitha automjetet janë të pajisura me sistem të mbylljes qendrore dhe janë të pajisur me GPS me të cilën përcjellet tërë rrugëtimi nga Premier Archive tek ju dhe anasjelltas. Automjetet tona kanë një program të rregullt të servisimit dhe mirëmbajtjes për të siguruar që të gjitha automjetet janë të ruajtura mirë, në përputhje me rekomandimet e prodhuesit.


 

flota e automjeteve

Siguria e dërgesave dhe pranimeve

  • Të gjitha automjetet janë të pajisura me sistem të mbylljes qendrore.
  • Të gjitha automjetet janë të pajisura me pajisje për shuarjen e zjarrit të klasit A, B dhe C, të servisuara rregullisht nga kontraktorë profesionist në kuadër të servisimit të sistemit për shuarjen e zjarrit.
  • Të gjitha automjetet gjurmohen me GPS e cila i mundëson ekipës logjistike të Premier Archive të vlerësojnë historiatin e lëvizjes së çdo automjeti në çdo minutë.
  • Të gjitha automjetet e transportit e kanë të ndarë hapësirën për stafin dhe hapësirën për artikujt që transportohen.
  • Ҫdo dërgim apo pranim i kutive, dokumenteve, hard disqeve etj kërkon nënshkrimin e personit të autorizuar në urdhërin e punës me të cilin dokumentohet që artikujt janë dërguar apo pranuar.
  • Përveç nënshkrimit të urdhërit të punës, stafi i Premier Archive do të skanoj barkodin e çdo artikulli si pjesë e sistemit të audit gjurmimit për çdo artikull.

 

DBF_7081

Personeli jonë

Transportimi i dokumenteve tuaja bëhet nga personeli jonë i identifikuar me uniforma të Premier Archive, të cilët do të kenë gjatë gjithë kohës kartelë identifikimi të Premier Archive. Para punësimin i gjithë stafi jonë kryen një kontrollë të sigurisë në Policinë e Kosovës dhe në Sistemin Gjyqësor të Kosovës në përputhje me praktikat më të mira sa i përket të së kaluarës para-punësimit.
Përveç kësaj, të gjithë vozitësit e Premier Archive janë trajnuar për rrugët e përshtatshme të shpërndarjes. Të gjithë vozitësit e Premier Archive janë të pajisur me telefona mobil për të ju mundësuar kontakt direkt me stafin e zyrës /logjistikës, nëse/kur kërkohet.

dbf_7102-1024x684