Një program plotësisht i integruar për menaxhimin e të dhënave dhe të informacionit i trajton të dyja, të dhënat fizike edhe ato elektronike. Premier Archive ofron ambient me siguri të lartë për skanimin e dokumenteve, pajisje të teknologjisë së fundit dhe staf të trajnuar për të ju siguruar që projekti juaj i digjitalizimit të ekzekutohet në mënyrë efikase.
Kombinoni shërbimet e skanimit të dokumenteve me hostimin e tyre në serverët tonë dhe ju keni qasje të menjëhershme, kudo në botë në cilindo kompjuter që ka qasje në internet. Ne do të ju përgatisim, skanojmë, indeksojmë dhe hostojmë të dhënat e biznesit tuaj, duke ju ofruar lehtësi të paparë dhe qasje të menjëhershme.
Shërbimet tona të skanimit përfshijnë:
- Skanim të shpejtësisë dhe kualitetit të lartë;
- Skanim sipas kërkesës;
- Skanime voluminoze të dokumenteve të arkivuara;
- Lidhja me dokumentin origjinal. Nëse i ruani dokumentet tuaja të skanuara në Premir Archive, ne do të ju bashkangjesim numrin e kutisë me dokumentin original, duke sigurar kështu qasje të shpejtë dhe të saktë në rast se ju duhet dokumenti original përsëri;
- Skanim i dokumenteve të ndryshme duke filluar prej vizitë kartave deri tek dokumentet standarde, dokumentet e gjata, dokumente të holla apo të trasha.
- Ambient i sigurtë i skanimit;
- Skanim bardhë e zi, me ngjyra apo grayscale;
- Rezolucion prej 150 deri 600 dpi;
- Imazhet e skanuara mund të ruhen në formate të ndryshme PDF, JPEG apo TIFF;
- Skanim i librave apo dokumenteve të lidhura;
- Pranimet dhe dërgimet e dokumenteve;
Këto janë disa nga arsyet kyresore pse duhet të zgjidhni Premier Archive për nevojat tuaja të skanimit:
- Nuk keni nevojë për blerje hardueri apo softueri;
- Nuk keni nevojë për të blerë skanerë;
- Nuk keni shpenzime për mirëmbajtje;
- Kurseni kohën e puntorëve tuaj dhe hapësirën e zyrës;
- Nuk rrezikoni të zotëroni pajisje të vjetra duke shfrytëzuar shërbimet për skanim të Premier Archive;
- Rrisni efikasitetin e proceseve të punës, rrisni produktivitetin dhe përmirësoni satisfaksionin e klientëve tuaj;
- Përmirësoni qasjen dhe bashkëpunimin;
- Rrisni sigurinë dhe pajtueshmërinë përmes caktimit të privilegjeve dhe audit gjurmëve.
Pasi që vetëm 1 prej 10 dokumenteve të arkivuara kërkohen ndonjëherë, ju mund të kurseni deri në 90% të skanimeve tradicionale voluminoze dhe të kurseni mijëra euro duke i ruajtur dokumentet tuaja tek ndërtesa jonë e sigurt dhe të skanoni dokumentet e juaja vetëm kur keni nevojë për to. Për më shumë informata shikoni shërbimet tona Skanim sipas kërkesës.