Skanimi sipas kërkesës

Çfarë është skanimi sipas kërkesës?

Skanimi sipas kërkesës paraqet një zgjidhje efiqente, për ata klientë të cilëve ju nevojitet qasje e shpejtë në dokumentet e tyre fizike të cilat ruhen tek ne dhe/ose që kërkojnë t’i kenë imazhet në dispozicion në shumë lokacione. Në vend të marrjes dhe dërgimit të kutisë apo fajllit tek lokacioni i juaj, Premier Archive e tërheq fajllin apo dokumentin e duhur nga kutitë e juaja të arkivuara tek ne dhe i skanon ato.  Qasja në imazhet e skanuara bëhet përmes lidhjes së sigurtë në web browser apo ato dërgohen në email tek përdoruesi i autorizuar. Pasi dokumenti të jetë skanuar dhe dërguar, dokumentet e juaja fizike rikthehen te vendi i tyre i sigurt në arkivë.
Tek ne në Premier Archive, Softueri ynë i avancuar për menaxhimin e dokumenteve na mundëson skanimin sipas kërkesës në mënyrë efikase dhe të shpejtë.


Benefitet nga shërbimi skanim sipas kërkesës:

  • Dixhitalizimi i fajllave dhe dokumenteve tuaja sa herë keni nevojë për to;
  • Anashkaloni shpenzimet e mëdha që ndërlidhen me projektet e skanimeve voluminoze të komplet arkivave tuaja;
  • Mund të jetë më i shpejtë se sa dërgimi fizik;
  • Evitoni harxhimin e parave në skanim të fajllave të cilët kompania/organizata juaj nuk do të ketë nevojë t’i rishikojë;
  • Ndërtimi i librarisë suaj dixhitale nga fajllat tuaj fizik;
  • Mund të jetë më kosto-efektive se sa dërgimi fizik;
  • Reduktim i arkivave tuaja fizike pas përdorimit të skanimit sipas kërkesës;
  • Shikimi i imazheve dixhitale/elktronike online në një mjedis të sigurtë – në softuerin tonë për menaxhimin e dokumenteve;
  • Skanime të shpejta mund të ofrohen në rast të ndonjë kërkese emergjente;
  • Mund të kombinohet me dërgesa fizike;

Si funksionon skanimi sipas kërkesës?

  • Ne i pranojmë dokumentet tuaja fizike dhe i ruajmë ato në arkivën tonë të sigurtë.
  • Ne i listojmë të dhënat tuaja në nivel të fajllit.
  • Bëhet indeksimi i fajllave.
  • Kur ju keni nevojë për ndonjë fajll, ju mund të kërkoni indeksin e dokumentit në sistemin tonë të sigurt për klientë.
  • Pasi të përzgjedhni fajllin, ju mund të bëni një kërkesë për skanim të fajllit;
  • Fajlli apo dokumenti do të mirret dhe të sillet te qendra e skanimit, barkodi i Premier Archive do të skanohet prej një vendi në tjetrin për të siguruar gjurmë të plota auditimi dhe historinë e dokumentit.
  • Fajlli do të eksportohet në formatin e kërkuar nga ju dhe do të vëhet në dispozicion për t’u shikuar në mënyrë të sigurt nga persona të autorizuar të kompanisë tuaj nëpërmjet Softurit tonë për menaxhimin e dokumenteve.
  • Pranoni dokumentet tuaja brenda pak minutave, me shërbimet tona të shpejta.

Çfarë të dhëna mund të skanohen sipas kërkesës?

Premier Archive ofron skanim sipas kërkesës të të gjitha llojeve të të dhënave duke përfshirë këtu letra standarde, të dhëna mjekësore, dosje të ndryshme, testamente, dokumente ligjore dhe financiare.